Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky ngreh alarmin: Rusia po sulmon në Chernobyl

Sulmet ne Chernobyl

Trupat ruse i kanë intensifikuar sulmet në zonën e Chernobylit së fundmi. Për situatën e krijuar është alarmuar vetë presidenti Volodymyr Zelensky, duke thënë se këto sulme shtojnë rrezikun për rritjen e nivelit të rrezatimit, në zonën ku në 1986-n ndodhi shpërthimi më i madh bërthamor.

Zelensky pati shkruar në X se sulmet në Chernobyl janë kërcënim terrorist për mbarë njerëzimin, duke thënë se nivelet e rrezatimit po monitorohen vazhdimisht, ndonëse s'kanë shënuar rritje deri më tash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I vetmi vend në botë që sulmon objekte të tilla, pushton termocentralet bërthamore dhe bën luftë pa marrë parasysh pasojat është Rusia e sotme. Ky është një kërcënim terrorist për të gjithë botën. Streha në termocentralin e Çernobilit u dëmtua nga ky dron. Zjarri është shuar. Deri më tani, nivelet e rrezatimit nuk janë rritur dhe po monitorohen vazhdimisht. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmet në strehimore janë të konsiderueshme”, ka shkruar Zelensky ditë më parë.

Chernobyli, që u bë tmerri i mijëra njerëzve në periudhën e Bashkimit Sovjetik, ishte pushtuar nga ushtria ruse në javët e para të nisjes së agresionit.