Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do ta takojë presidentin amerikan, Donald Trump, në Washington të premten, teksa Trumpi nuk dihet nëse do t’ia japë Ukrainës raketat Tomahawk.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trumpi tha se u arrit “progres i madh” pas telefonatës me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ra dakord të takoheshin në Hungari.
Teksa Zelensky arriti në SHBA, ai tha se Moska “nxiton ta rikthejë dialogun sapo dëgjon për Tomahawks”.
Zelensky i ka bërë thirrje SHBA-së që t’ia japë raketat, të cilat mund të jenë të afta të godasin brenda Rusisë.
Kur Trumpi u pyet se a po konsideronte t’ia jepte Kievit këto raketa, ai ishte përgjigjur: “Do të shohim... ndoshta”.