Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë të enjten se trupat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë edhe më thellë në rajonin e Kurskut të Rusisë, si pjesë e inkursionit të nisur nëntë ditë më parë, raportoi BBC-ja.
Sipas tij, forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit rus Sudzha, si dhe është ngritur një administratë ushtarake atje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një avancim i ri është bërë dhe edhe më shumë ushtarë rusë janë kapur”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu iu referua shifrës së dhënë më parë nga Komandanti i Përgjithshëm, Oleksandr Syrsky, dhe tha se më shumë se 80 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë tani janë nën kontrollin e Ukrainës.
"Falënderoj secilin prej luftëtarëve tanë që po e mundësojnë këtë. Bravo”, është shprehur ai teksa ka folur për ngritjen e administratës ushtarake.