Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ripërsëritur apelin e tij për më shumë armë me rreze të gjatë dhe mbrojtje ajrore, pasi një sulm raketor të shtunën la të vdekur shtatë persona, përfshirë dy fëmijë.
Sulmi rus në qytetin e Vilniansk, pranë qytetit juglindor të Zaporizhzhias, plagosi gjithashtu 31 të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë total, të paktën 11 civilë u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën në sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën të shtunën, raporton Reuters.
“Qytetet dhe komunitetet tona vuajnë çdo ditë nga sulme të tilla ruse”, ka shkruar Zelensky në një postim në Telegram.
Por ai shtoi se kishte "mënyra për ta kapërcyer këtë", duke përfshirë "shkatërrimin e raketave ruse, goditjen me aftësi reale me rreze të gjatë dhe rritjen e numrit të sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore".
Ai postoi imazhe nga Vilniansku që tregonin një krater të madh pranë një ndërtese që digjet, si dhe disa trupa të shtrirë në tokë.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin ka thënë se dy raketa goditën qytetin, duke dëmtuar infrastrukturën, një dyqan dhe ndërtesa banimi.
Aleatët perëndimorë tashmë e kanë furnizuar Ukrainën me një numër armësh me rreze të gjatë - duke përfshirë raketat Scalp nga Franca, Storm Shadow nga Mbretëria e Bashkuar dhe ATACMS nga SHBA-ja - si dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara nga SHBA-ja.
LEXO EDHE: