Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky i pajtimit që India ta organizojë samitin e dytë të paqes për Ukrainën

Narendra Modi dhe Volodymyr Zelensky

Narendra Modi dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se po zhvillohen bisedime me Arabinë Saudite, Katarin, Turqinë dhe Zvicrën në lidhje me samitin e dytë për paqen në Ukrainë.

Zelensky ka thënë gjithashtu se ia kishte bërë të ditur kryeministrit të Indisë, Narendra Modi se do të mbështeste Indinë që të organizojë samitin e dytë për paqen, pasi Kievi shpreson të gjejë një mikpritës midis vendeve në Jugun Global, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Por unë dua të jem i sinqertë dhe kjo vlen jo vetëm për Indinë, por për çdo shtet që do të pranonte organizimin e një samiti të dytë. Ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një samit paqeje në një vend që nuk i është bashkuar ende deklaratës për paqe të samitit”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se ai diskutoi të gjitha pikat nga komunikata dhe samiti i mëparshëm i paqes edhe gjatë takimit me Modin të premten.

Samiti i parë i paqes për Ukrainën është mbajtur në fillim të qershorit në Lucern të Zvicrës.