Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky akuzon Rusinë se po shkel armëpushimin në Detin e Zi

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, ka akuzuar të dielën Rusinë se ka nisur sulme ndaj Ukrainës përmes Detit të Zi. 

Në një videofjalim, Zelensky ka thënë se raketat në Ukrainë ishin lëshuar nga anijet ruse të stacionuara në Detin e Zi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se Rusia nuk do të pajtohej me një armëpushim pa kushte në Detin e Zi. 

Ndërkohë, teksa negociatorët amerikanë njoftuan më 25 mars se Moska dhe Kievi kanë rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, Kremlini ka kërkuar që disa sanksione perëndimore kundër Rusisë të hiqen përpara se një marrëveshje e tillë të hyjë në fuqi. 

Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë që të reagojnë ndaj sulmeve ruse nga Deti i Zi.