Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky komentoi mobilizimin në rritje në Ukrainë dhe reagimin e publikut, duke thënë se nëse ukrainasit duan të ruajnë vendin, duhet ta mbrojnë.
Ai e deklaroi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çështjen e mobilizimit e kam të qartë, sepse ka filluar që nga fillimi i luftës, e shoh që është çështje e shoqërisë, nuk është dita e parë e luftës, por nëse duam ta ruajmë shtetin, duhet ta mbrojmë”, ka thënë Zelensky.
Sipas Zelenskyt, është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendet evropiane që sloganet ruse dhe pro-ruse të mos përhapen dhe të gjejnë terren në Evropën demokratike.
Ai shtoi se mbajtja e konferencës në Berlin për rindërtimin e Ukrainës është një triumf, sepse Rusia aktualisht po përpiqet të prishë samitin e paqes në Zvicër.