Një operacion gërmimi i kryer nga pakestinezët ka zbuluar afërsisht edhe 20 trupa shtesë në një varrezë masive në kompleksin e spitalit "Nasser", ka bërë të ditur për CNN drejtori i Mbrojtjes Civile në Khan Younis të mërkurën.
20 mbetjet e gjetura janë shtesë e 324 mbetjeve të gjetura tashmë nga mbrojtja civile palestineze, siç ishte raportuar më parë nga CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i përgjithshëm i mbetjeve tani është afërsisht 344.
"Ne i renditim dhe mbledhim trupat sepse shumica e trupave janë copëtuar”, ka thënë koloneli Yamen Abu Suleiman, i cili mbikëqyr gërmimin.
Varri masiv u zbulua në spitalin në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, nga punonjësit e Mbrojtjes Civile pasi trupat izraelite u tërhoqën nga zona.
Në përgjigje të një hetimi të CNN-it në lidhje me varrezat masive në Kompleksin Mjekësor Nasser, ushtria izraelite ka thënë se "pretendimi se IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) varrosën trupat palestinezë është i pabazuar".
Kombet e Bashkuara në një deklaratë të martën bënë thirrje për një "hetim të pavarur, efektiv dhe transparent" për zbulimin e varreve masive në dy spitale të Gazës, pasi ato u rrethuan dhe u sulmuan nga trupat izraelite në fillim të këtij viti.
LEXO EDHE: