Influencuesja irakiane e rrjeteve sociale, Om Fahad, është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së saj në Bagdad.
Sulmi ndodhi të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Brendshme e Irakut konfirmoi përmes një deklarate se “një grua e njohur në rrjetet sociale” është vrarë nga “sulmues të panjohur”.
Shtoi se një “ekip i specializuar” është përcaktuar për të hetuar rrethanat e vdekjes së saj, raportoi BBC.
Fahad, emri i vërtetë i së cilës është Ghufran Sawadi, u qëllua në veturën e saj nga një person që ishte në motoçikletë.
Fahad u bë e njohur në TikTok për videot që bënte duke vallëzuar me muzikë pop – ndërsa kishte mijëra ndjekës.
Ajo ishte dënuar me gjashtë muaj burgim vitin e kaluar pasi publikoi video të cilat gjykata tha se minonin “moralin publik”.
Kohët e fundit, një përplasje mes Fahadit dhe influencueses Dalia Naeem kishte përshkallëzuar.
Naeem – e njohur si “Barbie e Irakut” për shkak të operacioneve të shumta plastike – kishte kërcënuar se do të zbulonte lidhjet e Fahadit që pretendoi se kishte me zyrtarë të lartë irakianë.