Një politikan nga India është qëlluar për vdekje në Mumbai të dielën, raporton “BBC”.
Persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të 66-vjeçarit Baba Siddique, në afërsi të zyrës së birit të tij, që po ashtu është politikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.
Siddique, një ish-ministër në nivel lokal, ishte figurë e lartë politike në shtetin e Makahrashtras. Në këtë shtet pritet të mbahen zgjedhje muajin e ardhshëm. Vrasja ka shokuar Indinë.
Siddique ishte i njohur për festat luksoze e po ashtu për lidhjet e ngushta me yjet e Bollywoodit.
Vrasja ndodhi përkundër nivelit të lartë të sigurisë për shkak të një festivali hindus në qytet.