Është vrarë të martën kryetarja e qytetit Cotija të Meksikës, Yolanda Sanchez, vetëm pak orë pasi shteti po festonte zgjedhjen e Claudia Sheinbaum për presidenten e parë grua.
Sanchez e kishte udhëhequr qytetin që nga shtatori i vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ishte gruaja e parë që ishte zgjedhur për këtë post, raporton BBC.
Përhapja e dhunës ndaj politikanëve i ka lënë nën hije zgjedhjet e përgjithshme të Meksikë, në të cilat dy gra garuan për postin më të lartë të vendit.
Raportohet se Sanchezit i është zënë prita nga sulmuesi në qendër të Cotijas, të hënën.
Mediat lokale raportojnë se ajo ishte qëlluar 19 herë dhe ka vdekur në spital pak pas sulmit. Truproja e saj është vrarë po ashtu.
Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me sulmin, mirëpo supozohet se sulmuesi i përket një grupi të krimit të organizuar.
Sanchez raportohet se kishte marrë disa herë kërcënime me vdekje, prej që ishte vënë në krye të detyrës, në shtator të vitit 2021.
LEXO EDHE: