Botë

Vriten katër persona të tjerë afër qendrës së ndihmës në Gazë

Gaza

Foto: Associated Press

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë dhe dëshmitarët kanë thënë se të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit rreth një kilometër nga një pikë shpërndarjeje ndihmash në Rripin e Gazës, e drejtuar nga një grup izraelit dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Ushtria izraelite ka thënë se ka gjuajtur të shtëna paralajmëruese për njerëzit që iu afruan forcave të saj, raporton AP.

Trupat janë dërguar në Spitalin Nasser në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, i cili ka konfirmuar numrin e viktimave.

Dëshmitarët palestinezë kanë thënë se forcat izraelite kanë qëlluar mbi ta në një rrethrrotullim në qytetin e afërt të Rafahut, ndërsa ata po shkonin për të marrë ushqim nga një vend i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.