Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve të BE-së që të dalin në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një videomesazhi të shkurtër të publikuar të enjten, në ditën e parë të zgjedhjeve që do të zgjasin deri të dielën, von der Leyen ka thënë se kushdo që e do një Evropë të fortë, duhet të dalë në votime, raporton The Guardian.
“Shfrytëzojeni këtë nëse e doni një Evropë të fortë”, është shprehur ajo.
Von der Leyen është kandidatja kryesore e qendrës së djathtë në zgjedhjet e BE-së.
Vendvotimet janë hapur në Holandë të enjten për të nisur katër ditët e votimit në zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian, që mbahen në 27 vendet anëtare që pritet të sjellin fitore për të djathtën.