Një video që shfaq momentet e fundit të disa ushtarëve rusë para se me automjetin e tyre të goditeshin nga raketa, është bërë virale në mediat sociale. Videoja shfaq ushtarët duke incizuar veten dhe përfundon në momentin e goditjes.
Në të shfaqen dy ushtarë në automjet, dhe sipas përshkrimit, ishin duke dorëzuar armatim e ushqim te bashkëluftëtarët në një zonë të panjohur në Ukrainë. Rrugës së kthimit ata po kalonin në një rrugë me automjete të djegura.
Pasagjeri ishte duke incizuar skenën që shfaqte veturat me tym e flakë.
“Po kthehemi nga një mision transporti. Këtu gjatë rrugës po shohim veturat tona të djegura. Edhe ne mund të ishim njësoj si kolegët tanë. Është varrezë me vetura të djegura këtu”, thotë ushtari gjatë incizimit.
Sapo thotë fjalët e fundit, dëgjohet një eksplodim i madh në pjesën e pasme dhe incizimi ndalet në atë moment.
VIDEO:
Armed Russian troops were moving illegally through Ukrainian territory, passing the burnt-out vehicles of their "colleagues". “It’s alright, we’re used to it,” the man filming remarks, seconds before an explosion cuts him off. pic.twitter.com/9UTZizVLLv
— WarTranslated (@wartranslated) December 1, 2025