Botë

Veprimi i “çuditshëm” i Zelenskyt në Samitin e NATO-s ku takoi Trumpin

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka thyer “rregullin”, tri vjet pasi nisi lufta mes shtetit të tij dhe Rusisë.

Ndonëse kishte vendosur që të mos vishte kostum deri në përfundimin e luftës, ai këtë vendim e theu në një takim shumë të rëndësishëm. Të mërkurën (25 qershor) u pa i veshur me kostum të zi zyrtar në Samitin e NATO-s, që u mbajt në Hagë të Holandës.

Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump (25 qershor)

Ai ishte kritikuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi në secilin takim zyrtar kishte shkuar në rroba ushtarake, ngjyrë të gjelbër.

Volodymyr Zelensky me rroba ushtarake

Ky veprim i Zelenskyt u komentua shumë nga mediumet ndërkombëtare.