Botë

Vdiq një peng që po mbahej në Gaza

Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Një peng që po mbahej në Gaza ka vdekur, ka bërë të ditur të premten Forumi i Familjarëve të Pengjeve. 

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Dror Or, dërisa sipas Forumit, ai mund të shënojë pengun e 38-të të vrarë deri më tani, raporton AP.

Dror Or ishte në mesin e 250 personave të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit në jug të Izraelit më 7 tetor. Në këtë sulm u vranë edhe 1200 persona, shumica e të cilëve civilë.

Izraeli thotë se militantët ende mbajnë 100 pengje dhe trupat e më shumë se 30 të tjerëve.

Dhjetëra njerëz protestuan natën e të enjtes jashtë selive të ushtrisë izraelite në Tel Aviv, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, Hamasi ka thënë se do të dërgonte një delegacion në Kajro së shpejti, për të vazhduar bisedimet e armëpushimit. 

Nëpër SHBA kanë vazhduar protestat në kampuset universitare kundër luftës Izrael-Hamas. 

Më shumë se 2,000 protestues janë arrestuar në dy javët e fundit, derisa studentët janë ngritur kundër vrasjeve në Gaza dhe po bëjnë thirrje që universitetet të ndajnë rrugët me çdo kompani që ndihmon përpjekjet ushtarake të Izraelit në Gaza. 

Lufta Izrael-Hamas ka zhvendosur rreth 80% të popullatës së Gazës të përbërë nga 2,3 milionë banorë.

Numri i të vdekurve atje ka shkuar në më shumë se 34,5000, sipas të dhënave zyrtare shëndetësore.