Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka gjetur trupin e një burri të marrë peng dhe të mbajtur në Gaza, gjatë një sulmi të premten në Khan Younis.
Elad Katzir ishte marrë nga Kibbutz Nir Oz, gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor, raporton BBC.
Trupi i tij është marrë nga Khan Younis në Gaza gjatë natës dhe është kthyer në Izrael, ka bërë të ditur Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF), dhe Autoriteti izraelit i Sigurisë (ISA).
"Trupi i të rrëmbyerit Elad Katzir, i cili sipas inteligjencës u vra në robëri nga organizata terroriste Xhihadi Islamik, u shpëtua brenda natës nga Khan Yunis dhe u kthye në territorin izraelit", thuhet në një deklaratë të përbashkët të IDF-së dhe ISA-s.
Ata thanë se eshtrat e tij u gjetën duke përdorur inteligjencë "të saktë".
Katzir, 47 vjeç, ishte rrëmbyer bashkë me nënën e tij Hanna, 77 vjeç.
Ajo u lirua në nëntor së bashku me 104 pengje të tjerë gjatë një armëpushimi gjashtë-ditor në fund të nëntorit.
Babai i tij, Avraham, u vra në kibuc, sipas IDF dhe ISA.
Hamasi ka sulmuar jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë pengje më shumë se 250 të tjerë.
Kjo ka shkaktuar luftën e Izraelit në Gaza, e cila po hyn në muajin e gjashtë dhe gjatë të cilës kanë vdekur më shumë se 33 mijë palestinezë.