Ushtria amerikane ka thënë se ka kryer një seri sulmesh ajrore kundër kampeve të shumta në Siri që i përkasin grupit të Shtetit Islamik.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka deklaruar se sulmet të premten do të "çrregullojnë aftësinë e ISIS-it për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve të saj, dhe civilëve në të gjithë rajonin dhe më gjerë", raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, vlerësimet e dëmeve të betejës janë duke u zhvilluar dhe se ato nuk përfshinin viktima civile.
Janë rreth 900 forca amerikane në Siri, së bashku me një numër të pazbuluar kontraktorësh, kryesisht duke u përpjekur të parandalojnë çdo rikthim nga grupi ekstremist IS, i cili përfshiu Irakun dhe Sirinë në vitin 2014, duke marrë kontrollin e zonave të mëdha të territorit.