Botë

Ukraina vret dy agjentë rusë pas vdekjes së oficerit ukrainas të inteligjencës

Ukraina vret dy agjentë rusë pas vdekjes së oficerit ukrainas të inteligjencës

Ukraina ka njoftuar se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë, pasi një oficer i lartë i inteligjencës ukrainase u qëllua për vdekje të enjten.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk, ka thënë në një deklaratë se dy agjentë të shërbimit sekret rus FSB ishin gjurmuar dhe neutralizuar të dielën në mëngjes, pasi i kishin rezistuar arrestimit.

Kjo ndodh pas vrasjes së kolonel Ivan Voronych, i cili u qëllua disa herë në një parking në Kiev, në mes të ditës, nga një sulmues i panjohur që më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Të dielën, policia kombëtare e Ukrainës ka thënë se dy agjentët e vrarë ishin “qytetarë të një vendi të huaj”, pa dhënë më shumë detaje.