Trupat ushtarake ukrainase janë përforcuar me disa automjete të blinduara, të dhuruara nga Suedia dhe Gjermania me qëllim të ndaljes së avancimit rus.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamje të “leopardëve” që së fundmi iu dorëzuan, derisa shtoi se këto armë do t’i ndihmojnë 21 brigada në fushëbetejë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Grabitqarët e çelikut kanë një peshë prej 60 tonësh, të blinduara fort dhe me një motor prej 1500 kuaj fuqi. Nën drejtimin e tankistëve me përvojë, ‘leopardët’ janë në gjendje të godasin një objektiv në një distancë deri në gjashtë kilometra”, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.
Të hënën (24 shkurt) u shënua përvjetori i tretë i nisjes së agresionit rus.
Ukraina është shprehur pro armëpushimit me Rusinë, me kushtin që të ketë garanci sigurie nga fuqitë perëndimore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i kanë nisur bisedimet për Ukrainën, por pa Ukrainën.