Ukraina ka marrë aeroplanët e parë luftarakë të prodhimit amerikan F-16, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky të dielën, shkruan BBC.
“F-16 në Ukrainë. Ia dolëm”, ka thënë presidenti Zelensky në një ceremoni në një vend sekret, të rrethuar nga aeroplanët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi falënderoi Danimarkën, Holandën dhe SHBA-në në veçanti për ndihmën në dorëzimin e aeroplanëve pas 18 muajsh pritjeje - megjithëse shtoi se nevojiteshin shumë të tjerë.
F-16 do ta rrisin dukshëm aftësinë ajrore të Ukrainës në luftë, e cila kryesisht mbështetet në aeroplanët e epokës sovjetike.
Zelensky nuk specifikoi se sa aeroplanë luftarakë kishin mbërritur në Ukrainë - ose nëse të gjithë ishin dërguar nga tre vendet e NATO-s që përmendi.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në gusht të vitit 2023 autorizoi për herë të parë aleatët evropianë që u shprehën të gatshëm për të dërguar aeroplanë F-16 në Ukrainë. Që atëherë, rreth 65 aeroplanë F-16 janë zotuar nga vendet e NATO-s në Ukrainë.
F-16 u prezantua për herë të parë në vitin 1978. Shumë ushtri perëndimore janë në proces të tërheqjes së këtij aeroplani luftarakë, duke i zëvendësuar ato me F-35 të prodhuar në SHBA, të prezantuar në vitin 2015.