Udhëheqësi de-facto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se vendi i tij është i gatshëm të mirëpresë forcat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zonën neutrale të krijuar nga e njëjta organizatë afër kufirit të Sirisë me Izraelin, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
“Avancimi i Izraelit në rajon ishte si pasojë e pranisë së milicive iraniane dhe Hezbollahut. Pas çlirimit të Damaskut, besoj se ata nuk janë më të pranishëm aty. Sot ka pretekste që Izraeli po i përdor për të avancuar në rajonet siriane, në zonën neutrale”, ka thënë ai për këtë agjenci lajmesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl-Sharaa u bë lider i Sirisë që nga rrëzimi i Bashar Al-Assadit nga pushteti në fillim të dhjetorit.