Miliarderi amerikan Elon Musk i ka thënë kancelarit gjerman Olaf Scholz se duhet të ketë turp për veten e tij, duke e quajtur atë “Oaf Schitz”.
Scholzi një ditë më parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka thënë se nuk e mbështet lirinë e fjalës kur ajo përdoret për pikëpamjet e ekstremit të djathtë, pasi Musku përshëndeti të pranishmit në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me një gjest që dukej si përshëndetje fashiste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Turp për ty, Oaf Schitz”, shkroi Musk mbi deklaratën e Scholzit në “X”.
“Schitz” nuk ka asnjë kuptim në gjermanisht. Por termi “oaf Schitz” i përdorur nga Musk është lojë fjalësh. “Oaf” në anglisht do të thotë “i marrë” ose “i mangët”, ndërsa “Schitz” tingëllon njëjtë si “jashtëqitje”.
Më parë, Musku mbështeti partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Musku kishte sulmuar më parë Scholzin në rrjetin social “X”, duke e quajtur “budalla të paaftë” që duhet të japë dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës në një treg gjerman të Krishtlindjeve.