Botë

Turistja 80-vjeçare amerikane vritet nga një elefant në Zambi

Elefanti

Elefanti / Ilustrim

Një turiste 80-vjeçare amerikane është vrarë nga një elefant “agresiv”, pasi kishte sulmuar një veturë gjatë një vozitjeje safari në Zambia, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Sulmi ka ndodhur të shtunën në Parkun Kombëtar “Kafue”, në perëndim të shtetit, raporton BBC.

Në një video që po qarkullon në mediat sociale, elefanti i madh shihet duke rrotulluar disa herë veturën që po barte gjashtë persona.

Keith Vincent, themeluese e grupit safari, ka thënë se vetura “ishte bllokuar” dhe nuk mund të lëvizte. 

Gruaja 80-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka vdekur si pasojë e lëndimeve. Zyrtarët kanë thënë se trupi i saj do të rikthehet në SHBA në ditët në vijim. 

Katër turistët e tjerë kanë marrë lëndime të lehta, dhe janë duke pranuar këshilla për trauma.

Policia dhe departamenti i parqeve kombëtare dhe jetës së egër janë duke e hetuar incidentin. 

Vincent ka deklaruar se vetura ishte ndalur sepse ishte bllokuar nga vegjetacioni i parkut, duke iu pamundësuar manovrimi nga elefanti.

Shtetet fqinje të Zambisë, Zimbabve dhe Botswana kanë ngritur shqetësimet për rritjen e popullsisë së elefantëve në shtetet e tyre.

Zimbabve ka regjistruar sulme rekorde vdekjeprurëse të elefantëve në vitet e fundit.