Trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë për të trajnuar ushtarët e saj në luftën kundër Rusisë, ka thënë sekretari britanik i Mbrojtjes.
John Healey ka thënë se Britania duhet “ta bëjë stërvitjen më të përshtatshëm për nevojat e ukrainasve”. Burime i kanë thënë BBC-së se ai nuk ka lënë jashtë mundësinë që trupa britanike të dërgohen në Ukrainë për këtë punë. Por, nuk ka ndonjë vendim zyrtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet t’ua bëjmë të lehtë ukrainasve që të kenë qasje dhe duhet të punojmë me ukrainasit që t’i ndihmojmë në motivimin dhe mobilizimin e më shumë rekrutëve”, ka thënë ai.
Britania aktualisht është duke trajnuar ushtarë ukrainas në Britani. Por, si anëtarët e tjerë të NATO-s, as Britania nuk ka dërguar trupa në terren për të ndihmuar Ukrainën në vijat e frontit me frikën për përshkallëzim të konfliktit.