Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza sipas planit të tij të marrjes së kontrollit të territorit.
Deklarata e tij vjen pothuajse një javë pasi sugjeroi fillimisht se SHBA-ja duhet të "zotërojë" enklavën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për Fox News së fundmi Trumpi ka deklaruar se sipas planeve, palestinezët "nuk do të kishin" të drejtën të kthehen në territor.
Ndërkohë, të dielën, gjatë udhëtimit të tij për në finalen e futbollit amerikan “Super Boël” Trumpi ka thënë se është "i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar" Rripin e Gazës dhe po ashtu bërë të bërë zhvendosjen e dy milionë palestinezëve që jetojnë atje, pavarësisht se plani i tij është dënuar në masë globale.
Ai u ka thënë gazetarëve se mund të lejonte që vendet e Lindjes së Mesme të përfshiheshin në rindërtimin e pjesëve të territorit dhe se do të sigurohej që refugjatët palestinezë të "jetojnë bukur".
LEXO EDHE: