Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi pritet të bisedojë të martën me Putinin

Vladimir Putin - Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se planifikon të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të martën. 

Të dielën në “Air Force One”, Trumpi ka thënë se është bërë shumë punë gjatë fundjvaës dhe se do të shohin nëse ka diçka konkrete për të shpallur të martën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për bisedimet me Putinin, Trumpi ka thënë se do të flasin për tokën e termocentralet. 

“Mendoj se do të flasim për tokën. Është shumë më ndryshe nga sa ishte para luftës, siç e dini. Do të flasim për termocentralet. Mendoj se kemi diskutuar shumë me të dyja palët, tani po flasim për ndarjen e aseteve, ata kanë punuar për këtë”, ka thënë Trumpi, raportoi BBC-ja. 

Administrata e Trump është përfshirë në bisedime me Rusinë për t'i detyruar ata të nënshkruajnë një armëpushim 30-ditor, për të cilin Ukraina tashmë ka rënë dakord.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka vlerësuar si detyrë të ndërlikuar, duke thënë se ka shumë detaje të cilat duhen përpunuar paraprakisht.

Kremlini e konfirmon bisedën Putin-Trump për të martën

1 v. më parë / 17 mar 2025 11:49
Dmitry Peskov

Dmitry Peskov

Photo: Associated Press

Kremlini e ka konfirmuar të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin do të bidedojë me presidentin amerikan, Donald Trump të martën me telefon.

I pyetur për thirrjen e planifikuar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se ajo do të ndodhë.

“Po, kështu është. Një bisedë e tillë është planifikuar për të martën”, ka thënë Peskov.