Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi lavdëron bisedën me Putinin, kritikon Ukrainën

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten para Asociacionit të Guvernatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se ka pasur “bisedë të mirë me Putinin” dhe “bisedë jo aq të mirë me Ukrainën”.

Ai ripërsëriti kritikat për Ukrainën, duke e akuzuar Kievin zyrtar se po fliste keq nga një pozicion i dobët negociator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komentet e Trumpit janë të fundit në përplasjen që nisi në fillim të kësaj jave midis tij dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kur ai e akuzoi Ukrainën se e kishte filluar luftën dhe e kishte quajtur liderin ukrainas “diktator” që refuzon të mbajë zgjedhje të reja.

Ndërkaq, ditë më parë ai njoftoi për bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas së cilës pasoi edhe një takim i përfaqësuesve amerikanë dhe atyre rusë, në Arabinë Saudite, në atë që dy palët e cilësuan “nisjen e rrugës për fundin e luftës”.