Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer për rolin e tij në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.
“Nuk ka qenë ndihmues. Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”, ka thënë ai për gazetën “The Sun”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë telefonike, Trumpi ka deklaruar se “është shumë e trishtueshme të shohësh se marrëdhënia padyshim nuk është ajo që ka qenë”.
Të hënën, Starmer tha se qeveria e tij “nuk beson në ndryshimin e regjimit nga ajri”.
Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk e lejoi SHBA-në të përdore bazat britanike për të sulmuar Iranin, por më pas i hapi bazat e saj për sulme “mbrojtëse” ndaj objekteve iraniane.
“Franca ka qenë e shkëlqyer. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer. Mbretëria e Bashkuar ka qenë shumë ndryshe nga të tjerët”, ka thënë ai.