Botë

Trump-Putin do të flasin të hënën për Ukrainën

Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të bisedojë me homologun rus të hënën. Siç ka thënë Trump, biseda do të bëhet pasdite (sipas kohës sonë lokale) dhe qëllim i saj do të jetë “ndalja e gjakderdhjes”.

Në një postim në “Truth Social”, Trump ka thënë se më pas do të ishte i hapur për të biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me udhëheqës të shteteve të NATO-s.

Rusia dhe Ukraina dështuan të arrinin ndonjë përparim në diskutimet e para direkte në tri vjet, të premten në Stamboll. Krejt çka u dakordua ishte marrëveshja për shkëmbim të të burgosurve.

Trumpi pati thënë se do të marrë pjesë në bisedime në Turqi, nëse aty do të ishte Putini, por ai nuk u shfaq.