Botë

Trump për sulmet e Izraelit: Do ta kuptoni për dy ditë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të hënën se dëshiron një “fund të vërtetë” për problemin bërthamor me Iranin, tek ka theksuar se Republika Islamike duhet të “heqë dorë plotësisht” nga armët bërthamore, sipas komenteve të postuara nga një gazetar i transmetuesit amerikan “CBS News” në platformën X, raporton The Guardian.

Sipas gazetarit, Trumpi i bëri komentet gjatë largimit të tij në mesnatë nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e shtatë të vendeve më të industrializuara (G7)

Mes tjerash, Trumpi ka thënë se Izraeli nuk do të ngadalësojë sulmet ndaj Iranit.

“Do ta kuptoni në dy ditët e ardhshme. Do ta kuptoni. Deri tani, askush nuk ka ngadalësuar”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Presidenti ka thënë se mund ta dërgojë emisarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose nënpresidentin JD Vance për t’u takuar me përfaqësuesit iranianë.

I pyetur nëse përfshirja e SHBA-së do ta shkatërronte programin bërthamor të Iranit, ai u përgjigj se shpresonte që programi i tyre të jetë “zhdukur shumë përpara se të ndodhë kjo”.

Lexo përditësimet tjera
Luftimet - Izrael

Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë

Zhvillimet e fundit në këto luftime:Sulmet e fundit të Iranit: Sirenat janë aktivizuar në disa qytete...