Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të hënën në Ëashington se SHBA-ja vazhdon të kryejë “operacione luftarake në shkallë të gjerë” në Iran, për të eliminuar siç ka thënë kërcënimet që paraqet regjimi iranian.
Ai ka thënë gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë se Irani i injoroi paralajmërimet e SHBA-së dhe “refuzoi të ndalonte ndjekjen e armëve bërthamore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka shtuar se Irani “nuk mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtri terroriste” në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sipas tij, programi i raketave i Iranit kishte për qëllim të mbronte zhvillimin e armëve bërthamore.
Trumpi ka thënë më tej se megjithëse SHBA-ja ishte vendi që donte që kjo të ndalej, “të gjithë ishin pas saj”.
Presidenti amerikan ka shtuar se një regjim iranian i armatosur me armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi do të ishte një “kërcënim i papranueshëm” për Lindjen e Mesme, si dhe për popullin amerikan.
Trumpi ka thënë po adhtu se objektivat e operacionit në Iran janë “të qarta”, duke përfshirë “shkatërrimin e kapaciteteve raketore të Iranit” dhe “asgjësimin e Marinës së tyre”, përveç parandalimit që ata të kenë ndonjëherë armë bërthamore.