Tërmeti me magnitudë 6.2 në Detin Marmara, afër Stambollit, ka nxitur panik mes njerëzve në qytetin turk çka ka bërë që dhjetëra të pësojnë lëndime.
Mbi 150 persona janë dërguar në spital me lëndime pasi ishin përpjekjet të hidheshin nga ndërtesat, ka thënë zyra e guvernatorit të Stambollit, një qytet që konsiderohet i rrezikut të lartë për tërmet të fortë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti u ndie edhe në disa qytete përreth. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, ka thënë se tërmeti zgjati 13 sekonda dhe u ndoq nga mbi 50 pasgoditje, raportoi Guardian.
Tërmeti ndodhi pasditen e së mërkurës. Banorët në panik kanë vrapuar jashtë nga shtëpitë e tyre në rrugë. U bë thirrje që njerëzit të qëndronin larg ndërtesave.
“Për shkak të panikut, 151 shtetas tanë u lënduan pasi kërcyen nga lartësitë”, thuhet në deklaratën e zyrës.