Një tërmet i fortë tronditi kufirin e Meksikës dhe Guatemalës të dielën herët, pranë qytetit kufitar meksikan të Suchiates, ku një lum me të njëjtin emër ndan të dy vendet.
Tërmeti goditi pak para orës 6 të mëngjesit dhe epiqendra ishte pak larg bregut të Paqësorit. Tërmeti kishte një magnitudë prej 6.4 ballë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe një thellësi prej 75 kilometrash, raporton Associated Press.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia kombëtare e parandalimit të fatkeqësive të Guatemalës konfirmoi një numër rrëshqitjesh të vogla dheu në autostrada në rajonin e Quetzaltenangos. Përtej kufirit në Meksikë, nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme, por pjesët më malore dhe të largëta të kufirit janë të prira për rrëshqitje të dheut.