Botë

Tërmet 6.1 ballë Rihter në Turqi

Termet

Artikulli është përditësuar - Një tërmet 6.1 ballë të Rihterit ka goditur në perëndim të Turqisë të dielën, ka njoftuar autoriteti turk i menaxhimit të emergjencave, AFAD, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".  AFAD ka thënë se dridhjet janë ndier në shumicë provinca. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:53 me kohë lokale në provincën Balikesir, në afërsi të qytetit më të madh turk, Stamboll.  Tërmeti ka ndodhur në thellësi 11 kilometra. Kryebashkiaku i rajonit Sindirgi në Baliksehir, Serkan Sak, ka njoftuar se janë shembur rreth 10 ndërtesa. E një person ka humbur jetën. Trupi i pajetë u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Pesë të tjerë u nxorën gjallë. Është raportuar se pas tërmetit 6.1 ballë, kanë pasuar deri 20 pasgoditje të tjera nga 4.6 shkallë e më të vogla.