Greqia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që pritet të zgjasë më shumë se një javë, me temperatura që të premten arritën në 45.8°C në Peloponez dhe 42°C në Athinë.
Të shtunën temperatura ka shkuar deri në 44°C, ndërsa autoritetet kanë mbyllur përkohësisht Akropolin në orët më të nxehta të ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZjarre të shumta janë përhapur në disa rajone, përfshirë Feneosin, ku mbi 2.800 hektarë pyje dhe kullota janë shkatërruar, dhe Kilkisin, ku u evakuuan banesa dhe një universitet, raporton AP.
Ndërkohë, sindikata më e madhe e punëtorëve GSEE ka kërkuar rregulla më të rrepta ligjore për mbrojtjen nga të nxehtit, duke theksuar rrezikun në rritje për punëtorët për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mungesës së zbatimit efektiv të masave aktuale.
Edhe në Shqipëri janë raportuar disa vatra zjarri pranë kufirit grek.