Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në një shkollë të Suedisë ishte ish-nxënës

Suedi sulmi

Foto: Associated Press

Mediat suedeze kanë raportuar se personi që ka kryer sulmin në një shkollë në Orebro të Suedisë, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, ishte ish-nxënës i saj.

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi me armë zjarri të martën në shkollën “Campus Risbergska”, e cila ofron mësime arsimore fillore dhe të mesme për të rriturit e moshës 20 vjeç e lart, klasa në gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar njerëzit që u vranë dhe u plagosën, teksa sipas policisë, të gjithë janë të moshës mbi 18 vjeç. 

Duke folur në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Orebro, Roberto Eid Forest, ka thënë se kishte prova të forta që sugjeronin se i armatosuri i dyshuar, i cili është në mesin e të vrarëve, kishte qëlluar veten.

Mediat e kanë identifikuar atë si Rickard Andersson, 35 vjeç, një ish-nxënës i cili jetonte në vend, kishte ndjekur disa klasa matematike në Risbergska disa vite më parë dhe kishte qenë i papunë për një dekadë.

Policia nuk e ka konfirmuar identitetin e tij, por ka thënë se i dyshuari nuk kishte lidhje të njohur me bandat kriminale. Nuk kishte asnjë element po ashtu që të sugjeronte se ai kishte vepruar mbi baza ideologjike.

LEXO EDHE: