Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë se spitali Farabi në qytetin e Kermanshahut ka qenë target i sulmeve izraelite, duke e quajtur sulmin “fundosje e të drejtës ndërkombëtare dhe krim lufte”.
E drejta ndërkombëtare humanitare thotë se spitalet nuk duhet të sulmohen gjatë konflikteve të armatosura - me disa përjashtime - dhe një shkelje e kësaj mund të përbëjë një krim lufte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e Lajmeve të Republikës Islamike, nuk raportoi për viktima, por tha se ekipet e shpëtimin janë dërguar në spital.
Reparti i kujdesit intensiv mendohet të jetë i prekur rëndë. Spitali Farabi është qendra kryesore e neurologjisë në provincën Kermanshah dhe gjithashtu ka edhe departament psikiatrie.