Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 27 palestinezë

Gaza

Foto: Associated Press

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës të hënën kanë vrarë të paktën 27 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë lokalë të kontrolluar nga Hamasi.

E ushtria izraelite nuk ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Izraeli ka kryer sulme të përditshme në Gazë që nga përfundimi i armëpushimit me grupin militant palestinez, Hamas, muajin e kaluar. Po ashtu Izraeli ka ndaluar qasjen e të gjitha importeve, ushqimit dhe produkteve mjekësore në Rripin e Gazës, që nga fillimi i marsit në atë që thotë se është përpjekje për të detyruar Hamasin të lirojë pengjet.

Punëtorët humanitarë thonë se furnizimet janë duke u shterur, me shumicën e njerëzve duke ngrënë një vakt në ditë ose më pak.

Ata thonë se Organizata e Kombeve të Bashkuara do të monitorojë nga afër shpërndarjen e ndihmave dhe do të parandalojë keqpërdorimin e tyre.