Një grup studentësh në Itali janë përleshur me policinë e vendit gjatë protestave kundër bashkëpunimit akademik të universitetit italian “La Sapienza” me universitetet në Izrael.
Teksa po përpiqeshin të hynin në mbledhjen e Senatit, disa studentë dhe policë janë lënduar, dhe dy prej protestuesve janë arrestuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta shpërtheu pasi Senati i universitetit “La Sapienza” në Romë vendosi të konfirmojë bashkëpunimet me universitetet izraelite.
Përmes një deklarate, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shprehur solidaritetin me forcat e policisë dhe ka dënuar protestën, sipas saj, të dhunshme të studentëve.