Spanja planifikon të dërgojë raketa “Patriot” dhe tanke “Leopard” në Ukrainë, si pjesë e pakos mbështetëse për ushtrinë ukrainase.
Duke cituar burime të paidentifikuara, Reuters ka raportuar të hënën se këto ndihma me armë do të jenë pjesë e pakos 1.13 miliardë euroshe, e raketat anti-ajrore dhe 19 tanket do të jenë armë kundër dronëve rusë dhe artilerisë së rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDorëzimi i armëve do të zyrtarizohet gjatë një vizite zyrtare të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Madrid, ku do të takohet me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez dhe mbretin Felipe.
Ukraina është ndihmuar nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me pako miliardëshe, me qëllim që të ndalet agresioni rus.