Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lindja e Mesme

Shtëpia e Bardhë paralajmëron: Kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit janë reale dhe të besueshme

John Kirby, Shtëpia e Bardhë

Kërcënimet e Iranit ndaj Izraelit janë “të besueshme” dhe “reale”, ka thënë të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është informuar vazhdimisht nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe SHBA synon të bëjë “çdo gjë të mundshme për të siguruar që Izraeli të mund të mbrohet”, ka thënë Kirby.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të ishte e pamatur të mos vlerësonim pozicionin tonë në rajon, për të siguruar që ne të jemi gjithashtu të përgatitur siç duhet”, ka shtuar ai.

Kirby nuk ka dhënë detaje për lëvizjet e mundshme të forcave amerikane në rajon.

Rreziqet e përhapjes së konfliktit të Gazës janë dyfishuar pas kërcënimeve të Iranit kundër Izraelit pas sulmit të 1 prillit që shkatërroi konsullatën iraniane në Damask dhe vrau 16 njerëz, duke përfshirë dy gjeneralë të Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike të Iranit. Irani e konsideron Izraelin përgjegjës për sulmin.

Irani, i cili është armiku i betuar i Izraelit dhe aleat i Hamasit palestinez, kërcënoi se do ta "dënojë" Izraelin pas shkatërrimit të konsullatës në Damask.