Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve si pasojë e rënies së nja autobusi në një humnerë në Pakistanin veriore të premten.
Të paktën 30 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë, sipas autoriteteve pakistaneze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i kryeministrit Gilgit Baltistan, Faizullah Faraq ka thënë se të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë, raporton AP.
Ai ka thënë se autobusi po udhëtonte për në Hunza në autostradën Karakoram në distriktin Diamer të Gilgit-Baltistan kur u rrëzua. Autostrada malore lidh Pakistanin me Kinën.
Të paktën 15 të vdekur pasi një autobus bie në një gropë në Pakistan
Besohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të autobusit nga shoferi i tij, raporton AP.
Autobusi po udhëtonte nga Hunza në autostradën Karakoram, kur ka ndodhur aksidenti, ka bërë të ditur zyrtari policor, Fayaz Ahmed.
Hunza është një destinacion i famshëm për turistët, veçanërisht në muajt e nxehtë.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Pakistan, ku vozitësit shpesh i injorojnë rregullat e trafikut dhe standardet e sigurisë, sidomos në zonat e vështira.