Qeveria e SHBA-së ka sekuestruar aeroplanin e përdorur nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, për të cilin zyrtarët thonë se u ble ilegalisht dhe u kontrabandua jashtë SHBA-së në kundërshtim me sanksionet dhe ligjet e kontrollit të eksportit, raporton agjencia “AP”.
“Dassault Falcon 900EX” u sekuestrua në Republikën Domenikane dhe u transferua për t’u ruajtur nga zyrtarët federalë në Florida, ka njoftuar Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAeroplani u ul në aeroportin në Florida pak para mesditës së të hënës.
Zyrtarët amerikanë thonë se bashkëpunëtorë të liderit venezuelan në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023 përdorën një kompani “offshore” me seli në Karabile për të fshehur përfshirjen e tyre në blerjen e aeroplanit me vlerë 13 milionë dollarë nga një kompani nga Florida. Aeroplani u eksportua më pas nga SHBA-ja në Venezuelë përmes Karaibeve, në prill të vitit 2023 në një transaksion që synonte të anashkalonte një urdhër ekzekutiv me të cilin u ndalohet amerikanëve të bëjnë biznes me përfaqësues të regjimit të Maduros.