Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e quan “kalim të çdo vije” sulmin rus në Summy

Keith Kellogg

Foto: Associated Press

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Summyt ka kaluar çdo vijë.

Duke shkruar në mediat sociale, Kellogg i ka përshkruajte sulmet me raketa balistike si "të gabuara".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka shtuar se SHBA-ja mbetet e përfshirë në ndërmjetësimin për t'i dhënë fund konfliktit, duke thënë se kjo është arsyeja pse presidenti Trump po punon shumë për t'i dhënë fund kësaj lufte. 

Të paktën 32 persona, mes tyre dy fëmijë, kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve ruse të dielën në Summy.

Ndaj sulmit kanë reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer.