Kancelari gjerman, Olaf Scholz, iu ka kërkuar partive kryesore që t'i përjashtojnë ekstremistët e djathtë pasi rezultatet preliminare treguan se Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), doli në krye në zgjedhjet shtetërore, ka raportuar TheGuardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfD-ja doli e para në Turingia me 32.8 për qind të votave dhe e dyta në Saksoni me 30.6 për qind. Scholz këto rezultate i quajti të hidhura dhe shqetësuese.
“Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AfD-ja po e dëmton Gjermaninë, po e dobëson ekonominë, po e ndan shoqërinë dhe po e shkatërron reputacionin e vendit tonë”, ka thënë Scholz.
Ndërsa, bashkëdrejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë, Alice Weidel, ka thënë se ky është sukses historik.
“Është sukses historik për ne. Është hera e parë që ne bëhemi forca më e fortë në zgjedhjet shtetërore”, ka deklaruar ajo.
Rezultatet në Saksoni dhe në Turingi konsiderohen katastrofike për qeverinë federale të Scholzit.