Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se propozimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe nuk është serioz.
Putini ka thënë të premten se Ukraina duhet t’i tërheq trupat nga zonat e aneksuara dhe të heq dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO nëse do armëpushim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKancelari gjerman ka thënë se Putini është deklaruar me synimin për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.
“Secili e di se ky propozim nuk është menduar seriozisht, por kishte të bënte diçka me konferencën e paqes në Zvicër”, ka thënë ai, raportoi The Guardian.
Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur në Zvicër të shtunën në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë.