Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është shprehur optimist rreth faktit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina janë duke i vazhduar bisedimet ndërmjet tyre.
“Jam optimist se kjo do të dërgojë në rezultate të mira. Është supozimi im se gjërat mund të ecin përpara në kuptimin pozitiv të fjalës”, ka thënë Rutte, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin polak, Andrzej Duda, që është mbajtur në selinë e aleancës veriatlantike në Bruksel, Rutte ka nënvizuar rëndësinë që Ukraina të jetë “në pozicion të fortë”.
Sipas tij, kjo vlen veçanërisht kur të fillojnë bisedimet për të ndaluar luftën.