Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ushtria ruse ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, duke qëlluar me 40 raketa e mbi 70 dronë. Ai ka shkruar të mërkurën se falë forcave të mbrojtjes ajrore dhe njësive të përfshira “kemi arritur të ruajmë funksionalitetin e sistemit energjetik”.
Zelensky ka thënë se nëpërmjet mbrojtjes së Ukrainës, vendet e NATO-s “mund t’i ndalojnë të mënyrë të besueshme dhe efektive luftërat për një kohë të gjatë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një tjetër sulm masiv rus. Është mesi i dimrit dhe objektivi për rusët mbetet i pandryshuar: infrastruktura jonë energjetike. Ndër objektivat e tyre ishin objektet e gazit dhe të energjisë që mbështesin jetën normale për popullin tonë. Në këtë sulm u lëshuan mbi 40 raketa, duke përfshirë edhe raketa balistike. Të paktën 30 u shkatërruan. Për më tepër, më shumë se 70 dronë sulmues rusë u lëshuan gjatë natës. Falë forcave tona të mbrojtjes ajrore dhe të gjitha njësive të përfshira, ne kemi arritur të ruajmë funksionalitetin e sistemit tonë energjetik”, ka thënë ai në rrjetin social X.
Ndihmat e vendeve perëndimore, sipas Zelenskyt, ende nuk janë të plota.
“Ne kemi diskutuar gjithashtu për licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, të cilat mund të shërbejnë si një nga garancitë efektive të sigurisë për Ukrainën”, ka shtuar ai.