Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar të shtunën se Rusia ka lëshuar 8 raketa dhe 87 dronë brenda një nate, duke shkaktuar dëme në 5 rajone në tërë vendin, transmeton The Guardian.
Njësia e mbrojtjes ajrore ka rrëzuar 33 dronë, teksa 36 dronë të tjerë ishin ridrejtuar përmes pajisjeve, ka shtuar forca ajrore. Ndërkaq për raketat nuk u dhanë detaje. Dëmet u regjistruan në rajonet jugore, verilindore si dhe lindore të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE sipas raportimeve të fundit, trupat tokësore ruse gjithashtu kanë “konsoliduar praninë e tyre” në fshatin Kalynove në rajonin e Donetskut, si dhe kanë rikthyer kontrollin e fshatit Oleshnya në rajonin rus të Kurskut, sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Rusia ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të larguar trupat ukrainase nga rajoni i Kurskut, që prej ofensivës së rrufeshme të Ukrainës në gushtin e vitit të kaluar.